Gjimshiti dhe Atalanta jetojnë ëndrrën, por Notingemi është larg!

Një sezon debutues dhe i tillë mund të quhet padyshim historik dhe i jashtëzakonshëm. “Vogëlushja” e Championsit, Atalanta, la pas fillimin dërrmues dhe u kualifikua për në fazën e dytë me suksesin 3-0 në fushën e Shahtarit të Donjeckut. “Çfarë përmbysjeje pas asaj që ndodhi në ndeshjen e parë, – u shpreh trajneri Gasperini, – kjo ishte fitore e futbollit italian”. Edhe pse bergamaskët janë të ngarkuar edhe në Serinë A, ata shënuan radhazi me anë të Timoti Kastanjesë, Mario Pashaliçit dhe Robin Gosensit. Në mes të fituesve edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, titullar i përhershëm.

Sukses i madh për debutuesen Atalanta, por skuadra italiane do të duhet të bëjë rrugë të gjatë për të barazuar heroizmin e Notingem Forestit që, hyri në 1978 si debutues në Kupën e Kampionëve, dhe u shpall kampion i Europës në maj 1979, madje e mbrojti titullin edhe në 1980. Ndryshimi ishte se në atë kohë në Kupën e Kampionëve merrnin pjesë vetëm kampionët dhe Notingem Foresti ishte kampion i Anglisë.

Sfidanti.al