Gjasula ndal Lajpcigun me rekord, 100 milionë euro për një pikë!

Të kuptohemi, titulli është kryesisht për t’i bërë qejfin shqiptarëve, sepse ishte Paderborni që mori barazimin në fushën e Red Bullit, falë një goli në minutën e 92-të. Mesfushori shqiptar, gjithsesi, pati rolin e tij të rëndësishëm ndërsa u kthyer në formacion pasi shleu pezullimin. Jurgen Gjasula nuk luajti një ndeshje më parë për shkak të 5 kartonëve të verdhë radhazi, ndërsa e vazhdoi aty ku e la. U ndëshkua sërish me të verdhë, madje që në minutën 21-të. Lajpcigu shënoi në të 27-ën falë Patrik Shikut, por mbeti me 10 vetë kur mbrojtësi shumë ikërkuar Upamekano mori të kuq në 43’.

Një pjesë e dytë e luajtur në inferioritet numerik bëri të vetën, duke ilodhur vendasit, që u barazuan në minutën e 92-të, falë golit të Kristian Strohdikut. Lajpcigu është tani 11 pikë prapa Bajernit, ndërsa Paderborni mbetet në fund me vetëm 20 pikë, por me nderin e paprekur, si një skuadër “lilipute” në një kampionat të madh si Bundesliga. Sa për Gjasulën, ai ka tani rekordin e barazuar të polakut Tomash Hajto, me 16 të verdha në një sezon. Tabloidi “Bild” u tall me Lajpcigun: 100 milionë euro për vetëm 1 pikë!

Sfidanti.al