Formula 1 si Agjenti 007, Aston Martin kthehet në gara!

Kompania e makinave ka mbushur 107 vjeç, një nga më të vjetrat dhe më legjendaret në botë. Quhet Aston Martin dhe do të kthehet në Formula 1, duke i rritur shkëlqimin kampionatit botëror të shpejtësisë. E vërteta është që kompania angleze ka qenë për pak kohë në F1, në 1959 e 1960 duke dalë në vend të gjashtë, por ajo është e dëgjuar në të gjithë botën sepse në filmat me Agjentin 007, ky agjent ngiste makinën Aston Martin.

Në Formula 1, kompania britanike do të hyjë nëpërmjet skuadrës Rejsing Point, e cila është në vështirësi financiare, dhe pronari i saj Lorens Stroll, bleu 16.7 për qind të aksioneve të Aston Martinit për 182 milionë paundë stërlina, rreth 220 milionë euro. Lorens Stroll është babai i pilotit 21-vjeçar të Formula 1, Lens Stroll, ndërsa do të ndërpresë kontratën që ka pasur me Red Bullin. Aston Martin do të hyjë në F1 në 2021, ndërsa duhet të shohim nëse Mercedesi do të vazhdojë apo jo.

Sfidanti.al