Formula 1 në Australi humb Majli Sajrusin, por jo Robi Uilliamsin!

Nuk janë pilotë që do të garojnë për startin e sezonit të ri, as mëtues për titullin e lartë në fund të edicionit, por janë yjet e spektaklit që nuk mund të mungojnë në festën e ditës së parë. Një nga yjet e rinj të popit amerikan dhe botëror, Majli Sajrus (Miley Cyrus), ka njoftuar zyrtarisht në rrjetet sociale se nuk do të jetë në Australi, për koncertin e fillimit të sezonit . Kjo për shkak të rrezikur të koronavirusit, sipas këshillave të dhëna nga autoritetet shëndetësore, federale dhe shtetërore amerikane. Gjithsesi, Australia dhe Formula 1 nuk do ta humbasin yllin britanik, Robin Uilliams, i cili ishte nisur ndërkaq për në Melburn. Koncerti pritet të jetë këtë të shtunë, sipas parashikimit dhe aty do të marrin pjesë edhe disa emra të njohur të muzikës.

Sfidanti.al