Flik besonte tek Bajerni dhe Levandovski: E dija se mund ta bënim!

Bajerni kishte 5 ndeshje që nuk fitonte në fazat me eleminim në Champions dhe “snajperi” i tij polak kishte gati 600 minuta që nuk shënonte në ndeshje të tilla. Përballja në “Stemford Brixh” “i lau hallet” dhe suksesi 3-0 është si një biletë e prenotuar për në çerekfinale, edhe pse ende nuk janë vënë pikat mbi “i”.

Trajneri Hansi Flik u pyet përpara ndeshjes me Çelsin nëse Bajerni do të mund të ishte më shumë i përqëndruar sesa në duelin e Bundesligës ndaj Paderbornit. “Padyshim që ne mund ta bëjmë këtë”, – ishin fjalët shkurt të tij. Në përfundim, tekniku i bavarezëve komentoi i qetë. “Skuadra luajti një ndeshje shumë të mirë, – u shpreh ai, – ishte shumë e përqëndruar si paraqitje. Ne i dhamë drejtim ndeshjes që në fillim dhe ushtruam presion. Robert Levandovski u përgatit në mënyrë sensacionale, dhe kjo tregon se çfarë shpirti skuadre ka ai. Jam shumë, shumë i lumtur me rezultatin”.

Për Levandovskin, Fliku theksoi se “kurrë nuk kam dyshuar se aim und të shënojë në ndeshje të tilla”. Lajmet e mira ishin që Alfonso Dejvis luajti shkëlqyeshën, dhe që Kingsli Koman nuk pati ndonjë dëmtim serioz. Goli i Levandovskit ishte shumë i bukur, ashtu si edhe loja e tij, por Serg Gnabri, autori i dy golave të tjerë tha prerë: “Këtu nuk ka ndonjë gjë të re”!

Sfidanti.al