Fitore e tifozëve: Nuk do të ketë më Primera të hënave

Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubijales, konfirmoi se sezonin e ardhshëm në Primerea (La Liga) nuk do të ketë me termine ndeshesh ditëvë të hëna.

Arsyeja kryesore e marrjes së këtij vendimi ka lidhje me pakënaqësinë e tifozëve, sidomos të atyre të klubeve të vegjël që kanë kohë që shprehen kundër temimeve jopopullorë të së hënës.

Më të zhurmshmit në këtë drejtim kanë qenë tifozët e Alaveshit që kanë organizuar disa herë protesta dhe, në një nga këto protesta, ata improvizuan “vdekjen e futbollit modern”, duke sjellë në stadium madje edhe një arkivol!

Në këtë sezon, ekipi që ka luajtur më shumë të hënave, ka qenë Atletik i Bilbaos, kështu që ky klub bask në 25 raundet e deritanishëm të La Ligës ka zhvilluar madje tetë ndeshje të hënave.

Rubijales paralajmëroi se gjithashtu po shqyrtohet opsioni i moszhvillimit të ndeshjeve edhe të premteve, duke qenë se tifozët janë edhe kundër këtij termini kohor.

Sfidanti.al