Everton I cmendur pas Ancelotit: Karlo fantastic, I mrekullueshem

Dy fitore në dy ndeshje; kështu vendosi Karlo Anceloti të fitojë zemrat e tifozëve të Everton në startin e aventurës së tij të dytë në Premier League. Pasi mundi Burnley në debutimin e tij në sfidën e Boxing day, Everton fitoi dhe në fushën e Njukasëllit dhe kaq ka mjaftuar që tifozët e Toffees të shfaqin entuziazmin e tyre.

‘Karlo fantastic, Karlo I mrekullueshëm-ishin thirrjet e tifozëve të Evertonit që dëgjoheshin në St.James Park

‘Po, jam shumë I lumtur-komentoi Anceloti pas fitores në transfertë-skuadra po ecën shumë mirë. Jam I kënaqur sepse ishte një ndeshje e vështirë dhe pasi e nisëm mirë nuk e mbyllëm menjëherë. Skuadra po rritet dhe kjo është e rëndësishme. Vlerësova paraqitjen e lojtarëve të mi sepse ata u argëtuan edhe ose sakrifikuan. Duhet të kemi më shumë vazhdimësi gjatë 90 minutave.

Sfidanti.al