Eleminohen Nju Inglënd Patriotsët, karriera legjendare e Bredit pranë fundit!

Shpejt ndoshta do të nisin historitë “na ishte dikur një superyll i futbollit amerikan, i shpejtë si rrufeja, i bukur si drita, dhe i pamposhtshëm si Herkuli”. Ende duhet thënë “është një superyll i tillë”, por karriera e Tom Bredit me gjasë do të marr fund. Legjenda 42-vjeçare e “Superboulit” pësoi një eleminim të hidhur në plej ofin e NFL-së, pra të Ligës Kombëtare të Futbollit Amerikan, pasi Nju Inglënd Patriotsët (Neë England Patriots) u mundën në fushën e tyre, 20-13 nga Tenesi (Tennessee). “Kur mjegulla u ngrit mbi stadiumin “Foksboro”, u bë e qartë se mbretëria e Patriotsëve në majë të NFL-së po merrte fund.

Bredi, 6 herë kampion i Superboulit, është në momentet e fundit të kontratës me Patriotsët, pasi akordi mbyllet kur të përfundojë ky sezon. Mediat amerikane shkruajnë se 42-vjeçari dëshiron të luajë qoftë edhe një edicion tjetër, por nuk dihet nëse Nju Inglëndi do t’ia japë një mundësi sërish, apo do të duhet të kërkojë ekip të ri.

Sfidanti.al