Edhe aviacioni amerikan i flotës emocionohet nga finalja

Nuk kanë mjaftuar ngjyrat e larmishme të tifozëve, që kanë zbukuruar Madridin, por që do të zbukurojnë në mbrëmje edhe Londrën e Liverpulin, por emocionet e finales së Championsit kanë përfshirë edhe shumëçka tjetër. Futbolli jo më kot është sporti më popullor në botë, dhe këtë e tregon edhe një pjesëtar i një ushtrie, që duhet të jetë imun nga emocionet e jashtme.

Një pilot i aviacionit të flotës së Shteteve të Bashkuara u fotografua (me siguri nga ndonjë koleg i tij, në një aeroplan tjetër) duke pozuar në detyrë, me shallin e Liverpulit. Piloti amerikan drejtonte një avion F/A 18 të ndonjërës prej aeroplanmbajtëseve, ndonëse nuk dihet se cilës prej tyre, dhe se në cilën pjesë të globit po bënte manovra.

Sfidanti.al