E vërtetë që La Liga nuk e ndjeu ikjen e Kristiano Ronaldos?!

Nuk besohet të jetë plotësisht kështu, dhe duket se shefi i kampionatit, Havier Tebas, po i bën “yzmetin” atyre që ka, dhe jo atyre që nuk i ka. Presidenti i La Ligës u shpreh së fundmi se largimi i Kristiano Ronaldos nuk pati thuajse asnjë ndikim negativ në bilancet e biznesit dhe të shikueshmërisë për kampionatin spanjoll, ndërsa ikja e mundshme e Lionel Mesit, do të ishte një goditje shumë e fortë.

Tebasi e pranon se Reali humbi me Ronaldon, por jo i gjithë futbolli spanjoll, ndërsa thekson se Mesi është lojtari më i madh i historisë së futbollit, ndaj edhe La Liga është me fat që ai ka luajtur gjithnjë në Gadishullin Iberik. Sidoqoftë, Juventusi nuk ishte aspak pa logjikë kur shpenzoi 100 milionë euro për të blerë kartonin e Ronaldos në 2018, duke ndërtuar një plan biznesi për të. Me gjasë, Tebasi duhet të kujdeset për Mesin pasi ai ende luan në Spanjë, dhe dëshiron që ai të mos largohet, ndërsa sa për Ronaldon, nuk mundet që ta kthejë më.

Sfidanti.al