E pabesueshme: Roja e sigurisë së stadiumit padit Agueron!

Në ndeshjen e fundit të Premier Ligës, Mançester Siti arriti me shumë vështirësi deri te fitorja 1-2 ndaj Bornmauthit. Golin e fitores për “qytetarët” e shënoi Rahim Sterlingu në minutën e fundit të ndeshjes që u pasua edhe më krijimin e kaosit në fushë. Pikërisht, në atë moment, Sterlingut iu tregua edhe kartoni i verdhë i dytë që çoi në largimin e tij nga fusha.

Por, momenti më interesant ndodhi mbas ndeshjes. “Dejli Meil” shkruan se Serhio Aguero është denoncuar në polici nga një roje sigurie e fushës së stadiumit që u ankua se sulmuesi argjentinas e kishte goditur atë në kohën e festimit të golit të Sterlingut. Institucionet përkatës anglezë kanë paralajmëruar fillimin e hetimeve për të përcaktuart nëse Kun Aguero është ose jo fajtor në këtë rast.

Sfidanti.al