E besoni apo s’e besoni, Pau Gasol me San Antonion deri 40 vjeç!

Basketbollisti i njohur spanjoll, Pau Gasol,gjatë tre sezoneve të tjerë do të mbajë të veshur bluzën e San Antonios. Për këtë basketbollist që, tani, është 37 vjeç, sezoni i ardhshëm do të jetë i 17-ti që ai luan në NBA-në amerikane. Gasoli, më 2016, erdhi nga Cikago, ku kishte një mesatare shënimi 12,4 pikë dhe 7,8 kërcime në tabelë për ndeshje. Në janar të këtij viti, mbas një dëmtimi, ai humbi vendin në pesëshën e parë.Në karrierën e tij, para San Antonios dhe Cikagos, ky basketbollist spanjoll ka luajtur edhe me Memfisin dhe Los Anxhelos Lejkërsat.

Sfidanti.al