“Duket se ky avion do të bjerë”, mesazhet e fundit të Salës

Emiliano Sala besohet se ka dërguar disa mesazhe zanore për shokët e skuadrës, ndërsa ndodhej në avionin që u zhduk në Kanalin e La Manshit. Adresa argjentinase në internet, Ole.com, postoi mesazhe zanore që, sipas saj, ishin të Salës.

“Jam në një avion që mesa duket do të rrëzohet, jam vërtet i shqetësuar”, ishte njëri nga mesazhet. Ish-shoku i tij i ekipit tek Nanta, Diego Rolan, konfirmoi se ai kishte marrë mesazh zanor nga Sala, ku shkruhej “nëse nuk më gjejnë, ju e kuptoni se çfarë do të ketë ndodhur”.

Tifozët në Nantë mbajtën zi për të, duke vendosur tufa me lule në sheshin e qytetit. Sala sapo ishte transferuar në Angli, te Kardifi për gati 17 milionë euro, duke qenë një nga sulmuesit më të mirë të Europës këtë vit, me 12 gola në 16 ndeshje.

Sfidanti.al