Dorëzohet edhe qeveria japoneze: Olimpiada e Tokios anulohet!

Një lajm i rëndë dhe që askush nuk donte që ta dëgjonte, edhe pse asgjë nuk është bërë ende zyrtare. Nga Japonia tregojnë se Lojrat Olimpike të shtyra për këtë verë nuk do të zhvillohen dhe se ky është vendimi i qeverisë së vendit. Më herët, kryeministri japonez dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar jepnin garanci se Olimpiada e Tokios do të zhvillohej patjetër, ndonëse mund të ishte pa spektatorë, por duket se gjërat kanë ndryshuar. Burime private pranë qeverisë së vendit aziatik bëjnë me dijë se vala e koronavirusit gjatë dimrit krijoi probleme të mëdha dhe se opinioni publik nuk dëshiron asnjë rrezik shtesë për shëndetin e popullsisë. Mbërritja e dhjetëra mijë njerëzve për Lojrat Olimpike në verë mund të sillte infektime të reja. Lojrat Olimpike u shtynë nga planifikimi verën e kaluar pikërisht për shkak të koronavirusit, ndërsa Japonia shpreson të kandidojë për Olimpiadën e vitit 2032.

Sfidanti.al