De Jong, sa i guximshëm: Ajaksi është më i fortë se Juventusi

Në verë, Frenki De Jong do të jetë pjesë e Barcelonës me klubin katalanas që e siguroi shërbimin e tij që në merkaton e muajit janar, por mesfushori kërkon të largohet nga Ajaksi në mënyrën më të mirë të mundshme. Këtë talenti holandez e shprehu mjaft qartë në prag të sfidës me Juventusin në cerekfinale të Ligës së Kampioneve.

‘Do të mund t’iu tregojmë të gjithëve se jemi të fortë po aq sa Juventusit e ndoshta më shumë-tha De Jong për mikrofonët e UEFA-kemi bërë një rrugëtim fantastik kur fituam të tre raundet eliminatorë dhe treguam forcën tonë në fazën e grupeve. Kulmi? E arritëm ndaj Realit të Madridit kur i treguam botës së cfarë jemi në gjendje të bëjmë tani shpresojmë që të përsërisim gjithcka ndaj Juventusit’.

Fjalët e De Jong nuk duhen nënvlerësuar edhe pse duken si një guxim i tepruar me futbollistin që e vijoi intervistën e tij duke thënë: ‘Jam shumë i motivuar. Po luajmë në të njëjtin nivel me skuadrat e tjera të mbetura’.

sfidanti.al