Bundesliga e femrave, çfarë diference me yjet Levandovski e Nojer!

Kur vajzat gjermane hedhin hapat e parë në futbollin e paguar, ato duhet të kënaqen me një rrogë që as nuk mund të quhet e tillë. Mediat në Gjermani shkruajnë se fillimi për femrat është 250 euro në muaj, pra “pare xhepi” nëse mund të shprehemi kështu, pra duhet të merret me një punë tjetër që të mund të sigurojë jetesën. Kur vajzat rriten, dhe nëse kanë fatin të luajnë në Bundesligën e parë, atëherë ato fitojnë mesatarisht 39 000 euro në vit, që do të thotë 3 300 euro në muaj. Një pagesë e respektueshme në Gjermani, ndonëse jo aq shumë pasi punonjësit e shëndetësisë arrijnë në 6 000 euro në muaj, ndërsa edhe yjet e kategorisë së tretë për meshkuj marrin mesatarisht 120 000 euro në vit. Të mos flasim për Robert Levandovskin apo Manuel Nojerin që fitojnë nga 15 milionë euro në vit. Në Bundesligën e femrave shkonin mesatarisht 900 tifozë për ndeshje, në Potsdam arrihej në 1 300 mesatarisht për ndeshje, por fitimet ishin thjesht për të mbuluar kostot për ndeshjet. Edhe klubi më i shquar gjerman i femrave ka një buxhet të vogël, 1.5 milionë euro në vit, ndërsa Bajerni për shembull ka të ardhurat 630 milionë euro në vit.

Sfidanti.al