Broja nuk ndalet, shënon e jep asistë në Holandë; tani ka 9 gola!

Realizoi edhe kur ekipi i tij humbi një javë më parë, dhe e bëri përsëri ndërsa Viteshe shënoi. Armando Broja është padyshim një nga lojtarët e momentit në Superligën e Holandës pasi shkëlqeu në suksesin 4-1 të skuadrës ndaj Venlosë. Shqiptari 19-vjeçar shënoi 1 gol dhe shërbeu asist për një tjetër, duke u ngjitur tani në kuotën e 9 golave dhe të 2 asisteve këtë sezon në Eredivizie. E gjitha kjo në 20 ndeshje, duke pasur një mesatare të respektueshme prej 1 goli në dy ndeshje. Aspak keq për një lojtar 19-vjeçar dhe që luan sezonin e parë në Holandë. Me këtë fitore, Viteshe ka tani 45 gola në vendin e katërt, ndonëse ka luajtur më pak ndeshje se 4 skuadrat që ka mbi dhe nën vete.

Sfidanti.al