Bobo Vieri: “Tani, neve na kanë mbetur vetëm spagetit!”

Përfaqësuesja e Italisë, mbas 60 vitesh, nuk do të jetë pjesëmarrëse në një Kupë Bote dhe një fakt i tillë tregon mjaft për të kuptuar sesa i madh është zhgënjimi i tifozëve, opinionit publik dhe i të gjithë kombit italian. Rreth situatës së krijuar mbas eliminimit të Italisë në play off nga Suedia (1-0,0-0), nuk mbeti pa u prononcuar edhe legjendari Bobo Vieri që me disa fjalë e përshkroi me origjinalitet ndjesinë e tij:

“Në Kupën e Botës nuk do të shkojë as SHBA-ja, por kjo e fundit ka NBA-në, NFL-në (kampionatin e hokeit) dhe bejsbollin, kurse Italia ka vetëm futbollin dhe spagetin. Dhe, tani, neve na kanë mbetur vetëm… spagetit!”, tha ish-sulmuesi trupmadh italian.

Sfidanti.al