“Basti” i Legjendës Çarls Barkli për titullin në NBA quhet Miluoki

E kemi thënë se ky lojtar ka në vetvete cilësinë dhe personalitetin e kampionëve. Janis Antetokumbo udhëhoqi Miluokin drejt fitores së tretë ndaj Sëlltiksave në Boston, dhe shumëkush beson se po shkon i sigurt drejt titullit kampion në NBA. Ky është mendimi i legjendës Çarls Barkli, ish-yllit të “Skuadrës Ëndërr” të Lojrave Olimpike 1992, duke folur për një program të televizionit TNT. “Mendoj se Baksat kanë mundësi t’i shkojnë deri në fund, – ishin fjalët e tij, – ata do ta fitojnë titullin”.

Barkli ka të drejtë të paktën për parashikimin që Miluoki do të shkojë në finalen e Konferencws Lindore, pasi ka epwrsi 3-1 ndaj Bostonit dhe ka ndeshjen e pestw nw fushwn e vet. Nwse fiton, kualifikohet, por kundwrshari mw pas do tw quhet Toronto ose Filadelfia. Mediat amerikane patwn ngacmime pwr Barklin dhe pwr parashikimet e tij, pasi pak ditw mw parw, ai tha se nw finalen e NBA-sw, nga Konferenca Perwndimore, do tw shkojw Portlendi dhe jo Golden Stejti. Pwr momentin, Portlendi wshtw barazim 2-2 me Denverin, dhe Golden Stejti po 2-2 me Hjustonin. Ngacmimet pwr Barklin janw edhe se ai ka gabuar disa herw me parashikimet e mwparshme.

Gjithsesi, ndoshta ka tw drejtw pwr Antetokumbon dhe Miluokin. Fitorja nw Boston ishte mjaft e rwndwsishme, madje kur ylli kryesor ishte nw stol pwr shumw minuta pwr shkak tw gabimeve personale. Kjo nuk e pengoi ta mbyllte ndeshjen me 39 pikw e 16 topa nw tabela, ndwrsa Miluoki fitoi 113-101.

Sfidanti.al