Barcelona zbulon  si iku Nejmari: ka luajtur me ne si macja me miun!

Nënpresidenti i Barcelonës, në një intervistë në gazetën “Mundo Deportivo”, komentoi lëvizjet e klubit katalonjas gjatë gjashtë muajve të fundit. Sa i përket largimit të Nejmarit, ai tha:

“Gjatë turneut në Amerikë, ne kaluam shumë kohë, duke biseduar me Nejmarin dhe të atin e tij, por, megjithatë, ne, asnjëherë, nuk morëm ndonjë përgjigje të saktë; ata nuk u teguan të sinqertë me neve. Nejmari ka luajtur me neve si macja me miun. Ai e dinte se nuk do të mund të bëhej futbollisti më i mirë në botë në një ekip, ku luante Mesi, kështu që vendosi të largohej. Është e vërtetë se neve na përfshiu paniku, kur ai u largua, por mund t’ju them me siguri se që, atëkohë, ne jemi bërë një ekip edhe më i mirë. Valverde solli te neve ide të reja e të freskëta, ai diti sesi ta ruante ekuilibrin, e njeh mirë futbollin dhe solli stabilitet në ekip”, tha nënpresidenti i Barcelonës, Mestre, duke shtuar se “Kutinjo tregoi dhe konfirmoi se donte që të luante me ekipin tonë. Ne jemi të ndërgjegjshëm se pagesat e lojtarëve tanë janë shumë të larta, por një gjë e tillë është normale, sepse lojtarët tanë janë ndër më të mirët në botë”, tha ai.

Sfidanti.al