Barcelona s’e lëshon Messin; planifikon tjetër rinovim me të

Barcelona nuk ka ndërmend të lëshojë Lionel messin. Klubi katalanas po planifikon një tjetër rinovim të kontratës, lajm ky që bëhet i ditur nga ‘El Mundo Deportivo’  dhe që gjen konfirmim edhe nga presidenti Josep Maria bartomeu që në një intervistë për Radio barcelonë deklaroi se klubi është gati të bëjë një tjetër rinovim me argjentinasin.

Kontrata aktuale e Lionel Messit skadon në vitin 2021 dhe ka një klauzolë prej 700 milionë Eurosh, por drejtuesit e barcelonës duan një siguri akoma më të madhe dhe duan ta mbajnë 31 vjecarin edhe pas 2021, dmth deri në 2022 ose 2023. ideja është që ky plan t’i propozohet yllit argjentinas gjatë sezonit 2019-2020, që është sezoni i parafundit i tij në kontratë me barcelonën. Gjithnjë sipas ‘El Mundo Deportivo’, palët prej kohësh kanë nisur të diskutojnë për të ardhmen.

Në javët në vazhdim, klubi do të kontaktojë edhe babain e Messit, Horhen për të caktuar edhe një takim ku Barcelona do të shpjegojë planet e saj për sulmuesin, dhe ky i fundit do t’u flasë për ndjenjat e të birit.

sfidanti.al