Barcelona mund ta ketë Dibalën, por duhet të presë!

Paulo Dibala nuk e ka hedhur poshtë një largim të mundshëm nga Juventusi, dhe ndoshta një kalim tek Barcelona. Ylli argjentinas do të kishte rast të luante në krah të patriotit të tij, Lionel Mesit, veçse është një “tandem” që nuk premton aq shumë mrekulli. Jo vetëm sepse kombëtarja e Argjentinës, me të dy në përbërje, nuk po shkëlqen aspak në eleminatoret e Kupës së Botës, por edhe sepse vetë Dibala thotë arsyen që e bën të rezervohet për një transferim të tillë.

“Nuk është e lehtë të luaj në krah të Mesit, pasi të dy luajmë në të njëjtin pozicion, – tha ai, ndërsa ndodhej në Barcelonë për ndeshjen e Championsit, pikërisht përballë Mesit, – në kombëtare e kam fatin të luaj me të, dhe kam mësuar shumë, por është normale që më është dashur t’i hap rrugë, t’i krijoj hapësirë, gjë që nuk ka qenë e lehtë”. Barça ndoshta do ta ketë Dibalën pasi Mesi të mos jetë më “Mesi”, dhe mosha 23-vjeçare e Paulos e lejon këtë hipotezë të mbetet në këmbë. Problem është vetëm bordi drejtues katalanas dhe presidenti Bartomeu që duket se “nuk po e qulloshin” shumë kohët e fundit.

Sfidanti.al