Barcelona humb ndeshjet, por jo klasin; Ja fanela për viktimat

Katërmbëdhjetë jetë njerëzore janë më të rëndësishme sesa të gjithë trofetë e futbollit të mbledhur së bashku. Barcelona, i mbiquajtur klubi më i madh i shekullit të 21-të në futboll, tregoi se pavarësisht krizës në fushë, nuk ka asnjë krizë kur vjen puna te klasi i kampionëve. Një fanelë e veçantë është bërë gati në kohë-rekord për ndeshjen e parë të kampionatit, atë ndaj Betisit. Bluzat do të jenë krejt ato të zakonshme, por nuk do të ketë në shpinë asnjë emër futbollisti, por vetëm emri Barcelona shkruajtur me shkronja të mëdha. Po ashtu, në pjesën ballore, do të jetë shkrimi pranë stemës dhe sponsorit Najk, “Të gjithë jemi Barcelona” (në gjuhën katalanase “Tot som Barcelona”. Për të gjitha këto, është marrë edhe leja e Federatës Spanjolle të Futbollit, ndërsa një minutë heshtje do të mbahet në të gjitha fushat ku do të luhen ndeshjet në Spanjë, në të gjitha nivelet.

Sfidanti.al