Barça viziton “San Siron”, 8 milionë euro nga biletat edhe pa Mesin

Do të jetë rekordi i të gjitha kohëve në futbollin italian. Arena e madhe “San Siro” ka parë shumë sfida gjigande në Kupën e dikurshme të Kampionëve, në Champions, Serinë A apo Kupën e Botës, veçse asnjëherë nuk është arkëtuar ajo shumë që pritet të fitohet nga dueli Inter-Barcelona. Katalanasit vizitojnë Milanon, të kualifikuar dhe duke mos pasur me vete Mesin e Pikenë (dy kapitenët), por interesimi është gjithsesi tepër i madh. Shifra e dhënë nga mediat italiane është 7.5 deri në 8 milionë euro vetëm nga shitja e biletave, dhe kjo kalon ndjeshëm 6.5 milionë eurot e fituara nga Inter-Juventus i 6 tetorit.

Do të jenë 72 000 tifozë në tribuna, diçka më pak sesa 100 për qind e vendeve të ulura sepse një pjesë e përkrahësve katalanas nuk do të vijnë. Për Interin e Antonio Kontes ëshntë një ndeshje për jetë a vdekje, pasi duhet fitorja për të siguruar kualifikimin, ndryshe do të jetë Dortmundi, që sipas të gjitha mundësive do të vazhdojë në Champions.

Sfidanti.al