As Shireri, Kantonaja e Ronaldo s’e kanë rekordin e Obamejangut

Duhej të vinte një sulmues nga Gaboni në Premier Ligën angleze që të kujtoheshin se mrekulli të tilla mund të ndodhin. Pjer-Emerik Obamejang barazoi një rekord të vitit 2007 dhe synon që ta thyejë, dhe këtë e bëri në fitoren 4-2 të Arsenalit ndaj Totenhemit.

Ish-futbollisti i Dortmundit ka realizuar tani 10 gola me 10 gjuajtje në portë, diçka së cilës ia ka dalë në 100 ditë, dhe ky është një rekord që nuk e kanë arritur as Alan Shirer, as Erik Kantona, as Kristiano Ronaldo apo Harri Kejni. Vetëm sulmuesi i Blekbërnit, Beni Mekarti, ia doli në vitin 2007, kur shënoi 10 gola me 10 gjuajtje në portë.

Nëse Obamejang shënon me gjuajtjen e parë në “Old Traford” ndaj Mançester Junajtidit, ai do të bëjë diçka që nuk është parë kurrë në Premier Ligë, që kur turneu nisi në vitin 1992.

Sfidanti.al