A mund të kthehet Mario Gëce tek Gjermania pas 3 vjetësh mungesë?!

Kombi nuk është se nuk ka talente, ndonëse ende nuk ka një skuadër të përcaktuar mirë. Kjo mund ta detyrojë trajnerin e Gjermanisë, Joakim Lëv, që të mendojë edhe më shumë për një nga lojtarët më të talentuar gjermanë të 10 viteve të fundit, Mario Gëcen. Ish-ylli i Dortmundit dhe i Bajernit, pai u bë hija e vetvetes në kthimin tek Borusia, zgjodhi PSV Ajndhovenin në Holandë për të ringjallur karrierën. Duket se po ia del pasi ka shënuar 3 gola në 6 ndeshje, dhe ekipi i Filipsit është vetëm 2 pikë prapa dy kryesuesve Ajaks e Viteshe. “Ne nuk ia heqim sytë atij, – thotë trajneri Lëvi, – e kemi në vëmendje, dhe fakti që po luan vazhdimisht është gjëja më e mirë për të. Mund ta shikosh se është shumë i lumtur”. Gëce shënoi golin e fitores në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës në Rio de Zhaneiro dhe u shpall kampion i botës në moshën 22-vjeçare. Gjithsesi, nuk dihet nëse do të kthehet pas 3 vitesh në ekipin kombëtar!

Sfidanti.al