Ishte koka e Berishes, apo e dikujt tjetër ! Thumbime kuqezi

Neptun Bajko ( ish-trajner i Kombëtares): “ Kisha para dalje të gabuara të portierit Berisha, por kjo goditja me kokë ishte gafa më e madhe që ka bërë. Nuk e di, e bëri me kokën e vet apo me kokën e dikujt tjetër”.

Mërgim Mavraj ( futbollist i Kombëtares): “ Policia na përçau me panikun që krijoi me kontrollet dhe presionin e madh që rëndoi mbi tifozët”

Sfidanti.al : “ Po kur Kombëtarja erdhi nga Franca dhe policia përzuri tifozët nga rrugët , përse Mavraj me shokë nuk u qanë ato ditë. Apo tifozët janë maskë vetëm për ..humbjet”

De Biazi ( trajner i Kombëtares): “ Disa futbollistë kanë dalë e kanë thënë se do të luajmë për kualifikim, por ju e patë  mirë se ne luftojmë vetëm për vendin e tretë”

Altin Lala ( ish-futbollist i Kombëtares): “ Etrit Berisha më ka habitur me gjestin e tij sepse mua më dukej si nordik dhe jo si shqiptar”

Redi Jupi ( ish-trajner i Shpresës): “ Kishte shumkë gabime në adresë të trajnerit De Biazi këtë ndeshje, por puna është se po çojmë ujë tek mulliri që bluan …trajnerët”

Zahavi ( futbollist i Izraelit): “ Sikur të vija e bast e kisha fituar se e dija fort mirë që portieri juaj do binte shumë shpejt në grackë”