Tish, bukuroshja me rripin e zi në karate

Tish Linendoll ka zënë kopertina pas kopertinash. E fundit është ajo e Fhm Spagna. Modelja amerikane ka rripin e zi në taekundo, por në fakt është një njeri shumë më sportiv se kaq. Ajo është një ndjekëse fanatike e hokeit në akull dhe bën tifo për Çikago Blekhouks, skuadra e qytetit të saj.