Klubi tetovar, që dje, nxori në shitje bileta për ndeshjen kualifikuese ndaj Milanit italian që do të luhet, më 24 gusht, në stadiumin “Telekom Arena” (Filipi i 2-të) të Shkupit. Kryesia e Shkëndijës vendosi që t’u ofrojë tifozëve dhe dashamirësve të vet çmime popullore biletash që lëvizin nga 400 denarë (1euro = 61,3 denarë) deri
Shkëndija më e fortë se vapa, tifozët e Milanit vrapojnë për biletat!
Nuk pritet të arrihet shifra e 65 mijë e më shumë tifozëve në “San Siro”, për debutimin europian të këtij Milani. Gjithsesi, edhe në kulmin e vapës dhe të “luciferit” të gushtit, tifozët milanistë kanë vrapuar nëpër shitore për të siguruar një biletë për ndeshjen ndaj Shkëndisë së Tetovës në Ligën e Europës. Mediat italiane
Skuadra më e mirë shqiptare? Shkëndija e Tetovës që kalon në plej ofin e Ligës së Europës!
Flamurin e shqiptarëve e mban lart edhe Shkëndija e Tetovës. Skuadra e kuqezinjve të Maqedonisë arriti sërish në plej ofin e Ligës së Europës, për të dytin vit radhazi. Të besuarit e trajnerit Qatip Osmani ishin spektakolarë në ndeshjen e dytë ndaj Trakait të Lituanisë, duke e mundur 3-0. Baltikasve nuk u bëri punë fitorja
Tiki-taka tetovare, tregolësh i Ibraimit dhe Shkëndija zhduk Helsinkin
Shkëndija e Tetovës mundi 3-1 Helsinkin e Finlandës në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës, duke i krijuar vetes një epërsi të mirë për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në kryeqytetin finlandez, të enjten e ardshme. Ne fakt, në fillim, punët nuk i shkuan mirë ekipit tetovar, pasi Helsinki kaloi në avantazh
Shkëndija, po, që është europiane, tregohet e madhe ndaj Daçias!
Nëse ka një skuadër shqiptarë të cilën e ndjek me kënaqësi në Europë, ajo është Shkëndija e Tetovës. Pa i ulur aspak meritat Skënderbeut dhe Kukësit, tetovarët që luajnë në ligën maqedonase, janë duke shkëlqyer në dy edicionet e fundit. Pas një ecurie të mrekullueshme në edicionin e kaluar, vazhdoi përsëri me rezultate tepër pozitive
Destani – i pakënaqur nga rezultatet e Shkëndijes së Tetovës
Lazim Destani, pronari i kompanisë shqiptare të njohur jo vetëm në Maqedoni, por edhe përtej saj, “Ekolog”, që, gjithashtu, ka në zotërim edhe klubin “Shkëndija” të Tetovës, për herë të parë, e shprehu, publikisht, pakënaqësinë e tij lidhur me rezultatet e klubit tetovar. “Ne prisnim që ekipi ynë të vihej në krye të tabelës së
Të rinjtë e Shkëndijës – marrin fronin kampionë të Maqedonisë
Ekipi i të rinjve të Shkëndijes së Tetovës (U-19), edhe praktikisht, u kurrorëzua si kampion i ri i Maqedonisë për të rinjtë, pasi, në ndeshjen e parafundit, mundi 0-3, pra, jashtë fushës së vet, ekipin e Akademisë Pandev, duke rrëzuar nga “froni” Vardarin titullmbajtës të Shkupit, të cilin të rinjtë tetovarë e kishin mposhtur një
Shkëndija, më në fund, e gjeti ilaçin për të mundur Vardarin
Shkëndija e Tetovës, më në fund, e gjeti ilaçin që ta mposhtte Vardarin e Shkupit gjatë këtyre viteve të fundit. Ekipi kuqezi nuk e ka mundur Vardarin në kampionatin maqedonas në shtatë ndeshjet e fundit, por, kësaj here, arriti që të fitonte kundrejt ekipit të kryeqytetit maqedonas që është edhe rivali kryesor për titullin e
Shkëndija e Tetovës: Federata ka dy kute, një për Vardarin dhe një për neve!
Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) e dënoi Shkëndijën e Tetovës që të luajë gjashtë ndeshje pa tifozë, për shkak të incidenteve (hedhje fishekzjarresh e sendesh të forta në fushë nga tifozët e saj) që ndodhen në ndeshjen për kupën e Maqedonisë mes Vardarit të Shkupit dhe këtij ekipi tetovar. Nga kampi i tetovarëve erdhi
Shkëndija e Tetovës baraz me gola me Vardarin, por me gola …!
Nëse e shikon në mesfushë e sulm, Shkëndija e Tetovës është një ekip i denjë për të dalë kampion i Maqedonisë. Ka shënuar 50 gola, po aq sa Vardari i Shkupit që kryeson tabelën. Veçse, nëse shikon në kolonën e pikëve, vëren se diferenca ka shkuar në 8 në favor të kryeqytetasve. Tetovarët gabuan në