Shumëkujt i duket arrogant, me pretendime të ekzagjeruara, përveçse nevrastenik që krijon probleme me yjet. Antonio Konte është një figurë që krijon dasi në opinionin e futbollit, dhe debatet kanë qenë të shumta pasi ai u largua demontrativisht nga Interi, dhe nuk pranoi të shkonte tek Totenhemi. Me gjasë, njeriu që doli kampion në Milano
O titull kampion, shko në Shkodër se po të pret ..Konti i Monte Kristos
Ç‘është kjo premio gjigande që do te jepet ne fund te kampionatit ? Kujt i thonë gjigante në Shkodër? Apo kjo është gjuha e atij futbollit, ku luan dhe Nastradini , meqë botës ia ka prerë gjuhën financiare ..pandemia. Dhe sa më shumë varfërohen të pasurit , na bëhet sikur më të pasur bëhemi ne
Sipas Hamanit, Bajerni ka “djegur” kaq shumë para!
Ky është mendimi i një njeriu që e njeh mirë futbollin dhe që ka luajtur në Bavari përveçse është bërë kampion i Europës me Liverpulin. Ditmar “Didi” Haman është i pakënaqur me menxhimin që i kanë bërë sezonit drejtuesit e Bajernit, ndërsa skuadra mund të quhet në “mini-krizë”. “Skuadra e ka të pamundur të luajë
Bajerni “fikson” mbrojtjen e së ardhmes me vetëm 40 milionë euro
Punë gjermanësh, punë bavarezësh. Edhe pse shvabët e Shtutgartit jepen si më kurnacët e gjithë vendit të madh europian, duket se tek futbolli rekordin e mban Bajerni. Kampionët e botës në fuqi kanë një plan për të rinovuar mbrojtjen duke shpenzuar relativisht pak para. Fjala është për të marrë Dajot Upamekanon nga Lajpcigu për rreth
Fitorja me Bjellorusinë ..1 milionë euro, sa kushtojnë “gropat” e Air Albania-s
Përse duhet ta mundim Bjellorusinë? Tërë javën kanë rënë boritë se po mundëm bjellorusët, në arkën e shpuar të FSHF-së do të shkojnë 1,1 apo 1,2 milionë euro si fitues të grupit. Më pak sugjestionues duket lajmi se po fituam do të ndërrojmë “vazo” apo grupin ku jemi kallandrisur. Dhe kur flitet për para, ne
“Jo” Xhekos e Kavanit, “po” Depait, por Barça nuk ka para për sulmues!
Ronald Kumani e do një lojtar ofensiv tani pas largimit të Luis Suarezit tek Atletiko e Madridit. Edhe pse ka Grizmanin, Dembelenë, Mesin dhe Ansu Fatiun, duhet një numër “9” siç ishte uruguajani, dhe në “Kamp Nou” mendojnë se duhet të përqëndrohen tek Memfis Depai, jo tek Edinson Kavani dhe Edin Xheko. Siç shkruan “El
Kujt sulmuesi i vlen goli 20 milionë paundë? Aleksis Sançezit, natyrisht!
Për të ishte nje periudhë tmerri, ashtu si edhe për tifozët e Mançester Junajtidit, por edhe për financat e klubit. Aleksis Sançez mund të ketë qenë blerja më e shtrenjtë e gabuar në histori, ndërsa realizoi vetëm 5 gola për “djajtë e kuq”, por fitoi gati 60 milionë paundë stërlina si rrogë. Nga 5 golat,
Legjenda Kasparov: Nga virusi, shpresoj qe të kuptohet sa sipërfaqësore është etja për para!
Në kohët e tij ka qenë shahisti numër 1 i botës, dhe e mbajti kurorën shumë gjatë. Ka shumë rekorde në shah Garri Kasparov, ish-kampioni nga Bashkimi Sovjetik, ndërsa sot ai cilësohet si një mendje e urtë që mund të japë këshilla të zgjuara. Qytetari i sotëm nga Kroacia dha një intervistë për edicionin e
Verneri pëlqen të ikë nga Gjermania, por Liverpuli vështirë ta marrë!
Fjalët e tij, të paktën ashtu siç raporton “Bildi”, nuk lënë asnjë dyshim. “Për mua, – shprehet Timo Verner, sulmuesi i Lajpcigut, – është më tërheqëse një aventurë jashtë Gjermanisë sesa Bajerni”. Pra, ai e ka ndarë mendjen, ndërsa dihet se Liverpuli, por edhe Interi e ndonjë skuadër tjetër (pse jo, Barcelona?) e pëlqejnë pa
Ndihma e FSHF-së për “proletarët e topit”, hiqja Lenës dhe vërja …Prenës!
Prej disa ditesh Federata e Futbollit eshte futur ne nje debat ne lidhje me ndihmen ekonomike qe duhet te perfitoje futbolli ne epoken e koronavirusit. Ne fillim nepermjet nje letre te hapur FSHF i kerkoi Kryeministrit Rama te fuste dhe futbollin ne paketen e ndihmes, por nje gje e tille u refuzua ne menyren me