Është 35 vjeç, veçse ambicia dhe profesionalizmi janë gjithnjë të njëjtat, ndoshta më të forta e kurrë. Lebron Xhejms dha një tjetër provë të asaj që mund të bëjë, dhe që e dallon nga pjesa tjetër e yjeve të NBA-së, duke udhëhequr Lejkërsat në fitoren 112-102 ndaj Hjustonit. Kalifornianët kryesojnë 2-1 ndaj teksanëve në gjysmëfinale
Lebron fiton, por fëmijët i mban larg: Kjo lloj NBA-je është e mërzitshme!
Në moshë të vogël duhen lojra, gëzim dhe mënyra të larmishme për të kaluar kohën. Kështu duhet të jetë bota e fëmijëve, por Lebron Xhejmsi mendon NBA-ja e organizuar në Orlando nuk është e përshtatshme për këtë. Pas ndeshjes që Los Anxhelos Lejkërsat e fituan 117-109 ndaj Hjustonit, Lebroni u pyet për mungesën e fëmijëve
Lebroni ndjek Antetokumbon dhe kualifikohet, por heroi numër 1 ishte Entoni Dejvisi!
Për momentin topi mund të rrotullohet e të shënohen koshat. Ashtu siç premtuan, basketbollistët e NBA-së u kthyen në parket për ndeshjen e plej ofit, ndërsa një sy mbahet gjithnjë nga fushata kundër racizmit e kundër sjelljes së herë pas hershme të policisë amerikane. Menjëherë, sfidat ishin të yjeve më të mëdhenj dhe ata i
Lejkërsat “dishezë” me Portlendin, shkëlqen Lebroni e dëmtohet Lilardi!
Edhe vetë Xhejmsi nuk mundi ta shijonte fitoren e rëndësishme, ndërsa ishte shumë i emocionuar. Los Anxhelos Lejkërsat organizuan një ceremoni përkujtimore për ish-yllin e tyre Kobi Brajant dhe vajzën e tij Xhana, dhe Lebroni e ndjeu thellësisht. Gjithsesi, pikëllimi për dy viktima të tilla nuk e pengoi “Mbretin e basketbollit” që të shkëlqente në
Lebroni i përgjigjet Antetokumbos, 38 pikë në fitoren e Lejkërsave!
Pas ndeshjeve të para pati dyshime tek ata, por tashmë e dhanë përgjigjen. Lebron Xhejms dhe Janis Antetokumbo cilësohen jo më kot si dy yjet më të mëdhenj të NBA-së së sotme, dhe kapitenët bënë detyrën duke udhëhequr skuadrat e tyre drejt fitoreve. Kur kanë kaluar tri sfida në raundin e parë të plej ofit,
Lilardi mbi Lebronin, a mundet Portlendi të eleminojë Lejkërsat?!
“Çdo ndeshje këtu ka qenë si një sfidë e plej ofit, ndaj jemi të përgatitur”. Këto ishin fjalët e Damien Lilardit pasi udhëhoqi Portlendin në fitoren e vështirë, por të merituar 100-93 ndaj Los Anxhelos Lejkërsave në Florida, ku po luhet pjesa e mbetur e sezonit të NBA-së, në sistem grumbullimi. Lilard fitoi duelin personal
Çmimet individuale në NBA, Harden fiton garën e pikëve, Lebroni sfidën e asisteve!
Çmimi i lojtarit më të mirë ende nuk është vendosur, por fituesit e statistikave në NBA tashmë njihen. Xhejms Harden mund të quhet “mitralozi” i basketbollit amerikan, pasi fitoi titullin e shënuesit më të mirë, madje për herë të tretë radhazi. Ylli i Hjustonit pati mesataren 34.3 pikë për ndeshje, një nivel vërtet tepër i
Dejvis, Lebron dhe 7 të tjerë, ja Lejkërsat që duan titullin në NBA!
Ndaj Jutës në ndeshjen e radhës ishte pikërisht kjo formulë. Ndërsa “Mbreti Xhejms” duket ende jo plotësisht i dalë nga pushinet e pandemisë, Los Anxhelos Lejkërsat po udhëhiqen nga Entoni Dejvis, Kundër Juta Xhazit, lojtari qendër shënoi 42 pikë e kapi 12 topa në tabela, duke ndihmuar në fitoren 116-108, fitore që i dha matematikisht
Lebroni fiton ndaj racizmit, dhe i jep fitoren Lejkërsave në derbi!
Fjalët e para të tij ishin për veprimin kundër diskriminimit, në radhë të parë në SHBA, dhe padyshim në të gjithë botën. Lebron Xhejms ishte një nga udhëheqësit e lëvizjes anti racizmit në NBA, ndërsa të gjithë lojtarët, dhe pjesëtarët e tjerë të kampionatit u ulën në gjunjë, në mbështetje të “Jetëve të zezakëve vlejnë”.
Lebroni në 360 gradë, nga ëndrra për titullin tek lufta ndaj racizmit!
Karriera e tij ka qenë e jashtëzakonshme. Shumë pak yje në sportin profesionist mund të mburren se kanë qenë në nivelin e Lebron Xhejmsit, por i mbiquajturi “Mbreti i basketbollit” ende nuk është i kënaqur. Ndërsa rinis përgatitjet për të përfunduar sezonin e NBA-së, të ndërprerë nga koronavirusi, ai ka vetëm një objektiv në mendje.