Dortmundi gjurmoi yllin e Ajaksit, në ndeshjen e Championsit

Në tribunën e Arenës “Johan Krujf” ishte edhe një personazh i njohur nga vendi i madh fqinj. Në Amsterdam kishte mbërritur dhe ndodhej në stadium Mikael Cork (Zorc), drejtori sportiv i Dortmundit, i cili nuk e kishte marrë rrugën kot deri aty. Ish-lojtari i kombëtares gjermane ishte me mision special, dhe mediat në Gjermani shkruajnë

Vazhdoni leximin →

Hënes i heq kapelen Dortmundit: Një klub shumë inteligjent

Ai është presidenti i Bajernit të Mynihut dhe zakonisht duhet të jenë të tjerët që t’i heqin kapelen atij. Uli Hënes, megjithatë, ka zgjedhur të jetë ai vetë që të vlerësojë lart rivalin kryesor në Gjermani, Borusian e Dortmundit. Legjenda bavareze (paksa e njollosur nga taksat) theksoi se Dortmundi ka bërë lëvizje të shkëlqyera vitet

Vazhdoni leximin →

Nga 40 në 25, formula e Dortmundit për Hazarin e ri!

Kjo verë duhet të jetë e vrullshme për familjen Hazar. Ndërsa vëllai i madh, Edeni, pritet të largohet nga Çelsi për tek Reali i Madridit, “shtëpinë” do ta ndryshojë me shumë gjasa, edhe vëllai tjetër, Torgani. Futbollisti i Mynshengladbahut dëshiron të ikë nga një Borusia për të shkuar tek një Borusia tjetër. Mediat gjermane njoftojnë

Vazhdoni leximin →

Dortmundi qorton trajnerin Favre: Pse dorëzohesh për titullin?!

Dy gjermanë vendosën t’i jepnin një leksion qendrueshmërie një zvicerani francez. Ata janë shefi ekzekutiv i Dortmundit, Hans-Joahim Vacke, dhe menaxheri i klubit, Mihael Cork, ndërsa i qortuari është trajneri i tyre, Lysien Favre. Pas humbjes së hidhur në derbin ndaj Shalkes, trajneri doli para kamerave dhe tha “me duart lart”: Shanset tona për titull

Vazhdoni leximin →

Çfarë shpirti skuadre tek Dortmundi, shembullin e jep Rojsi

Ishte minuta e 85-të e ndeshjes së Bundesligës, Frajburg-Dortmund, dhe skuadra mike fitoi të drejtën e një penalltie. Tifozët nuk kishin dyshim se kush do të ishte “ekzekutori”, pikërisht kapiteni “shigjetar” Marko Rojs. Veçse jo, Rojsi tërhiqet dhe ia jep topin spanjollit Pako Alkaser, që kishte hyrë në lojë si zëvendësues. Alkaser falenderoi për dhuratën

Vazhdoni leximin →