Kur nis një kthesë të fortë në një ligë të madhe, përse të mos mendosh për gjëra të mëdha? Në këto “ujëra” është edhe Etrit Berisha, portieri i kombëtares shqiptare, që arriti një tjetër fitore në Serinë A me Atalantën. Pasi i “bëri gjëmën” Interit, skuadra nga Bergamo “varrosi” edhe Lacion, madje duke e “pushkatuar”
Për ndeshjen e trukuar të Asamblesë, Sali Berisha flirton me ..fituesin
Sa më larg futbollit, aq më larg portës së vërtetës shkojnë “topat” që gjuajnë politikanët. Ish-kryeministri Berisha në një intervistë televizive ka sulmuar rivalin e tij Rama edhe nëpërmjet futbollit. Tamam tamam i ra nga Asambleja e famshme e shkurtit, për të bërë golin e radhes, që mund të merret edhe si autogol. Fraza e
Etrit Berisha në stol, Atalanta pëson 3, por barazon në Romë!
Nuk ishte titullar, dhe ndoqi nga stoli sesi ekipi i tij pësoi 3 gola, edhe pse mori një pikë të rëndësishme. Etrit Berisha u mbajt në stol nga trajneri i Atalantës, Gasperini, në një sfidë të shkëlqyer në “Olimpiko” ndaj Romës. Barazim 3-3, me vendasit që kaluan të parët në epërsi, por me bergamaskët që
Kush tha se Berisha gabon vetëm me Kombëtaren , jo me Atalantën!
Kur gabon Etrit Berisha, gafat e tij janë ..cilësore! Edhe pse pas ndeshjeve miqësore me Kosovën dhe Ukrainën, portieri “u respektua” pa marrë kritikën e duhur për reagimin e vdekur tek golat, në një skenë tjetër do të vinte ndëshkimi. Në ndeshjen për Europa Ligë me Sarajevon ka ndodhur një skenë habie, nga ato që
Berisha thotë se na munguan krahët, po ku e kishim trupin dhe kokën?
Dikur thonin se Berisha, ai që mbron portën tonë, nuk është tipi i futbollistit që pëlqen të flasë, madje duket tepër i sikletosur më shumë kur i ofron mikrofonin, se sa një sulmues para portës. Fill pas ndeshjes turpëruese me Kosovën, Berisha ka qënë një nga lojtarët që ka dhënë shpjegime për këtë humbje ku
Berisha dhe Atalanta duhet të zgjidhin problemin “Baçuai”
Thuajse “u përzu” nga Çelsi i Antonio Kontes, ndonëse nuk u braktis plotësisht nga Roman Abramoviç. Miçu Baçuai ka nisur jetën e tij të re tek Dortmundi, ku është i huazuar, dhe në Ligën e Europës shënoi dy herë, duke pasur tani 5 gola në 3 ndeshje. Pasi e nisi shkëlqyeshëm në Bundesligë, sulmuesi i
Higuain e Bufon janë shumë për Atalantën dhe Etrit Berishën
Portieri i kombëtares shqiptare nuk është se nuk bëri pritje, por ishin dy momente vendimtare që përcaktuan përfundimin e gjysmëfinales së parë të Kupës së Italisë. Juventusi fitoi 1-0 në fushën e Atalantës, me Etrit Berishën që u thye vetëm një herë, në minutën e 3-të nga Gonzalo Higuain, në formë shumë të mirë. Për
Etrit Berisha ka “dorën” e tij në fitoren e radhës të Atalantës
Për momentin ekipi i tij është në vendin e tetë, por shumë afër të 6-it. Atalanta po bën një kampionat shumë të mirë, sërish, edhe pse në Serinë A po shkëlqejnë gjigandët si Interi, Napoli, Juventusi, Roma apo Lacio (vetëm Milani nuk po bind). Në fitoren e radhës, 2-1 në fushën e Xhenoas, një meritë
Etrit Berisha nuk mjafton, Ikardi me shokë janë anti-Napoli!
Gjithë këta vite Italia ka vuajtur për të gjetur një anti-Juventus. Këtë sezon për herë të parë po flitet për një anti-Napoli dhe për momentin, nuk është Juventusi zgjedhja e parë, por Interi. Këtë “medalje”, zikaltërit e fituan pas një suksesi të arritur me djersë ndaj Atalantës, pra edhe ndaj Etrit Berishës. Portieri i kombëtares
Nga fajtor në hero, Juventusi ishte reklama e duhur për Berishën!
Tashmë do të jetë i grumbulluar në kombëtare, veçse e diela ishte tepër emocionuese dhe e lodhshme në Serinë A. Pak orë pas kënaqësisë së madhe të Thoma Strakoshës në fitoren 6-1 të Lacios, ja ku vjen edhe “reklama” e duhur për Etrit Berishën. Portieri i kombëtares kishte “vitrinën” e duhur për t’u ndjekur nga