Zyrtare; Tyson kthehet ne ring ne moshen 54 vjecare

Mike Tyson kthehet ne ring ne moshen 54 vjecare. Por nuk do te kemi episodin e trete te duelit me Evander Holyfield. Ish kampioni i botes ne peshat e renda ne boks do te ndeshet me Roy Jones Jr, 51 vjec dhe ish kampion ne 4 kategori te ndryshme peshash ne nje duel ekzibicioni qe do te jete me 8 raunde.

Mendohet se perballja do te zhvillohet ne Kaliforni, nderkohe qe ende nuk eshte percaktuar data e saj. Mike Tyson eshte terhequr nga ringu ne 2005 kur u mposht nga Kevin McBride. Pas muajsh te tere stervitjesh, Tyson do te ndjeje serish emocionet e ringut perballe nje rivali qe e ka mbyllur karrieren me 66 fitore dhe 9 humbje dhe qe ka fituar 12 nga 13 ndeshjet e fundit edhe pse kundershtaret e tij me kalimin e viteve nuk ishin te nje niveli aq te larte.

Sfidanti.al