Zverev hap zemrën: S’them se jam në nivelin e Federerit dhe Nadalit!

Tenisti më i mirë gjerman, Aleksandr Zverev, e pranoi publikisht se ai nuk është në nivelin e Rozher Federerit dhe Rafael Nadalit që janë legjenda të gjalla të tenisit botëror.
“Rafa dhe Rozheri vazhdojnë të jenë më të mirët. Ata vazhdojnë të fitojnë turne Grand Slam dhe turne mjeshtrash. Unë kam fituar disa turne mjeshtrash, por akoma nuk kam fituar asnjë Grand Slam. Unë nuk mund të them se jam në nivelin e Federerit dhe Nadalit”, vuri në dukje Zverevi.
Në fakt, Zverevi rezultatin më të mirë e ka arritur në turneun Grand Slam, “Roland Garos”, ku ai mbërriti deri në çerekfinale. Ky tenist është i talentuar, por forma e tij është mjaft e ndryshueshme, tek e cila ndikon edhe fakti se ai i ka ndryshuar shpesh trajnerët.
Sfidanti.al