Zjarret në Kaliforni, evakuohet ylli I Lejkërs, Lebron Xhejms

29Lebron Xhejms është ndër personat e evakuuar nga banesa e tij për shkak të zjarreve që ranë këtë mëngjes në zonat pranë Los Anxhelesit. Vetë basketbollisti I Lejkërs në NBA e konfirmoi këtë nëpërmjet postimeve në rrjetin social Twitter në orën 04:00 të mëngjesit ku theksonte se po përpiqej të gjente vendbanimi për familjen e tij pasi u evakuua me emergjencë nga shtëpia e tij, një postim që u shoqërua nga një tjetër ku konfirmonte se kishte gjetur

Departamenti I Zjarrfikësve në Los Anxheles bëri të ditur se vatrat e zjarrit po zgjeroheshin dhe po shkonin në drejtim të perëndimit dhe zonat Mandeville Canyon dhe Mountain Gate janë ende nën urdhrin e evakuimit  që është bërë edhe në Parkun Shtetëror të Topangës dhe Pacific Palisades.

Bashkë me Lebron Xhejms u evakuuan edhe mijëra familje për shkak të këtyre zjarreve të orëve të fundit në Kaliforni. Zjarri I pagëzuar me emrin Getty, është shumë dinamik pasi është favorizuar edhe erërat e forta që mbiztëruan në zonë. Dhe e gjithë kjo ndodhi disa orë pas ndeshjes mes Los Anxheles Lejkërs dhe Sharlotës e fituar nga kalifornianët 120-101 ku Xhejms regjistroi një bilanc me ‘triple-double’, 20 pikë, 12 assist dhe 6 topa në tabelë.

Sfidanti.al