Zgjidhet misteri, Stroll: ‘Në Nurburgring kisha Covid, në Portimao do të jem

Arsyeja që piloti i Racing Point në Formula 1, Lance Stroll mungoi në Cmimin e Madh të Gjermanisë të zhvilluar në 11 tetor në pistën e Nurburgringut ishte sepse kanadezi ishte i prekur nga Covid-19. Ai që e zbuloi këtë ishte vetë piloti në rrjetin social Twitter

‘Shkova në Nurburgring pasi bëra një test ku rezultova negative-shkruan Stroll-por më pas, në mëngjesin e të shtunës në 10 tetor, fillova të ndihem keq me një dhimbje të fortë në stomak. Kështu që ndoqa protokollin dhe hyra në izolim pa shkuar në paddock. Nuk isha në gjendje të garoja. Kështu që të dielën në 11, vendosa të kthehesha në shtëpo. Duke qenë se ndihesha keq, të dielën në mbrëmje bëra një test tjetër që rezultoi pozitiv. Më pas qëndrova në izolim për 10 ditë, për fat të mira me simptoma të lehta’.

Tani, pas karantinimit, Stroll ndihet në formë shumë të mirë dhe konfirmon praninë e tij në Cmimin e Madh të portugalisë që do të zhvillohet në Portimao këtë fundjavë.

Sfidanti.al