Xhordan, Brajant apo Lebroni? Dëgjoni kroatin Dino Raxha

NBA-në e njohu mirë sepse luajti 4 sezone aty. Flasim për Dino Raxhën, yllin kroat që shkëlqeu në ish-Jugosllavi me Jugoplastikën e Splitit duke fituar në moshë fare të re, tre tituj jugosllavë dhe dy Kupa të Kampionëve (sot Euroliga). Me Boston Sëlltiksin luajti në sezonet 1993-1997, duke pasur përballë legjendën Majkëll Xhordan (si dhe patriotin e tij, Toni Kukoç, të dy tek Çikago).

Atij iu bë një pyetje për debatin se kush është basketbollisti më i mirë në histori, Majkëll Xhordani, Kobi Brajanti apo Lebron Xhejmsi? Raxha nuk e pati të vështirë të përgjigjej. “Majkëlli mbetet më i miri, – tha ai, – Kobi është i dyti dhe Lebroni i treti. Shumëkush flet për aftësitë udhëheqëse te Lebronit, por unë mendoj se Xhordani ishte udhëheqës edhe më i mirë”. Xhordan fitoi 6 tituj në NBA, ndaj 5 të Brajantit dhe 3 të Lebronit, ndonëse ky i fundit ka statistika personale më të mira.

Sfidanti.al