Wolff i hap dyert e Mercedes, Vettelit: Pilot gjerman, në makinë gjermane…

Toto Wolff i hap dyert e Mercedesit, Sebastian Vettelit pas divorcit së këtij të fundit me Ferrarin për 2021. Në një intervistë për televizionin gjerman ORF që u citua edhe nga revista gjermane ‘Kicker’, Shefi i Mercedes ka pranuar se ka një opsion për Vettel te skuadra kampione e botës

‘Sigurisht, një pilot gjerman në një makinë gjermane do të ishte një histori e bukur marketingu-tha Wolff-Vettel padyshim që është i aftë dhe në pistë jep maksimumin. Ai mund të vendosë vetë nëse do të tërhiqet apo do të bashkohet me ndonjë skuadër tjetër, ka ende vende interesante për të’

Përsa i përket cështjes së pilotëve të Mercedes për 2021 me Hamilton dhe Bottas që janë drejt përfundimit të  kontratave të tyre, Wolff saktësoi: ‘Po mendojmë se cfarë do të bëjmë me George Russell dhe më pas është variant Vettel. Por kjo për momentin nuk është në krye të planeve tona. Duam të përqendrohemi fillimisht te skuadra’-përfundon Ëolff.

Russell, piloti britanik 22 vjecar,është pjesë e Williams që nga 2019, por ai hyri në botën e Formula 1 si piloti kolaudator i Mercedesit falë kohës së kaluar te Programi i Të Rinjve të skuderisëe gjermane.

Sfidanti.al