Volf ‘driblon’ Ferrarin: Preferoj të shkoj në Mars

Toto Volf te Ferrari do të mbetet vëtëm në kuadrin e zërave të merkatos të Formula 1. Drejtori Ekzekutiv I Mercedes e përjashtoi në mënyrë kategorike mundësinë e kalimit të tij te Kokëkuqja italiane në të ardhmen.

‘Kalimi te Ferrari duket një ide shumë e mirë, por unë preferoj të bëj dicka tjetër, p.sh të shkoj në Mars me Ljuis Hamilton dhe të shoh nëse ka dicka për të fituar edhe atje-tha Toto Volf për të përditshmen gjermane ‘Kronen’ me këtë të fundit që I kujtoi se Hamilton kishte vënë si kusht për rinovimin me Mercedes, pikërisht qëndrimin e Toto Volf.

‘Le të flasim seriozisht-vijoi Volf-ajo që dua është sukses edhe në vitin 2020, më pas të shohim se cfarë do të ndodhë. Por nëse I japim Hamilton sërish një makinë më të mirë se të tjerat, më pas do të jetë ai që do të mendojë për garën’.

Më pas Volf zbuloi se dëshira më e madhe e tij për vitin e ri nuk është në aspektin sportiv, por që të gjithë të gëzojnë shëndet. ‘Uroj që të gjithë kenë shëndet të plotë-vijoi Volf-këtë vit humbëm Niki Laudën dhe një prej inxhinerëve tanë, një prej pilotëve të rinj humbi jetën në aksident me makinë  një ditë pas fitores së botërorit. Kështu që është e rëndësishnme që tq gjithë të jenë të shëndetshem, per të tjerat ka gjithnjë zgjidhje’

Sfidanti.al