Volejboll femra, Partizani “turk” synon lavdinë e Dinamos së Tartarit në Europë!

Mund të arrijnë diçka të madhe. Volejbollistet e Partizanit kanë sot mundësinë për t’u kualifikuar për në fazën e grupeve në Champions, diçka e paprecedentë në sportin shqiptar. Të kuptohemi, flasim për epokën Champions, sepse Dinamo e dikurshme arrinte deri në finalen e Kupës së Kampionëve, por gjithsesi suksesi do të ishte i madh. Nën drejtimin e trajnerit turk, Nexhat Sanxhak, Partizani po përgatitet që, me nisje në orën 18:00, të përmbysë humbjen 0-3 pësuar në Hungari ndaj Vashashit të Budapestit.

“Na duhet të fitojmë 4 sete për t’u kualifikuar, – u shpreh Sanxhak, -Ne nuk jemi më të dobët sesa kundërshtari. Ne mendojmë se jemi të barabartë, dhe do të përpiqemi të shfrytëzojmë faktorin fushë. Me ndihmën e tifozëve tanë, mund të arrijmë tek fitorja, gjë që do të ishte histori për volejbollin shqiptar dhe tifozët e Partizanit”.

Sanxhak tregon se përse ka besim tek suksesi. “Na duhet të fitojmë 4 sete për t’u kualifikuar, – theksoi ai, – Ne nuk jemi më të dobët sesa kundërshtari. Ne mendojmë se jemi të barabartë, dhe do të përpiqemi të shfrytëzojmë faktorin fushë. Me ndihmën e tifozëve tanë, mund të arrijmë tek fitorja, gjë që do të ishte histori për volejbollin shqiptar dhe tifozët e Partizanit”.

Trajneri vjen nga Turqia ku volejbolli sot është shumë i zhvilluar, dhe Sanxhak jep një këshillë. “Gjëja më e rëndësishme është që ne kemi një numër të madh vajzash që luajnë volejboll, familjet në Turqi i nxisin vajzat që të merren me sport, – sqaroi turku, – Ne kemi një numër të madh trajnerësh të kualifikuar, po ashtu kemi investime të mëdha nga klubet, që në shkollë të mesme, në universitete, që mbështesin me bursa. Shteti në Turqi e ndihmon shumë volejbollin e femrave si një projekt social, kompani të mëdha e mbështesin këtë sport, dhe kjo ka sjellë sukses me klubet dhe me kombëtaren.

Partizani duhet të fitojë 3-0 ose 3-1 për t’i dhënë mundësi vetes të luajë setin vendimtar, apo setin e artë. Një fitore 3-2 dhe çdo humbje, do të ishin eleminim.

Sfidanti.al