Vince Carter ‘sfidon’ moshen: Do të luaj edhe 2 vjet të tjerë

Edhe pse e ka festuar 40 vjetorin e tij të lindjes, Vince Carter nuk e ndjen veten gati për t’i thënë lamtumirën NBA. basketbollisti i Memphis Grizzlies deklaroi se synimi i tij është që të luajë të paktën edhe për 2 sezone të tjerë. ‘I kisha thënë vetes se dëshiroja të luaja për 15 vjet-tha Carter-por nuk e di nga e nxora këtë sepse unë po vazhdoj të jem ende në parket. Tani po them; edhe 2 vjet të tjerë në fushë dhe më pas do tërhiqem’. Memphis Grizzlies u eliminua nga San Antonio në raundin e parë të playoffit, ndërkohë që Carter e mbylli këtë sezon me një mesatare prej 8 pikësh, 3.1 topash në tabelë dhe 1.8 assist në 24.6 minuta të luajtura për ndeshje.

sfidanti.al