Vettel s’e fsheh optimizmin: Besim për garën e Silverstone, Ferrari është gati

Sebastian Vettel e sheh gotën  gjysmw plot pas vendit të dytë në garën e Austrisë në botërorin e Formula 1. Piloti gjerman arriti të fitojë 6 pikë ndaj rivalit të tij, Lewis Hamilton në këtë Çmim të Madh duke e cuar në 20 diferencën e pikëve me të në renditjen  e përgjithshme. Gara e radhës do të jetë këtë fundjavë në Silverstone të Britanisë së Madhe dhe 30 vjecari duket se është shumë i qetë në prag të saj. ‘Mezi po e pres garën-tha Vettel-besoj se në Silverstone do të argëtohemi. Makina është vërtet shumë e mirë dhe të gjithë në Maranello kanë bërë një punë shumë të mirë për aerodinamikën, telajon, janë impenjuar në maksimum. Në Angli shkojmë me besim. Kthesat atje janë të shpejta dhe zakonisht makina jonë përshtatet shumë mirë me to. Besoj se do të zhvillojmë një garë shumë të mirë’

sfidanti.al