Vettel dhe Hamilton, Ecclestone i sheh bashkë

Pas ndarjes me Ferrarin, Sebastian Vettel do të jetë elementi i cmuar i merkatos së pilotëve të Formula 1 për vitin 2021. Është folur shumë për mundësinë e kalimit te Mercedes, por Ëolff e ka hedhur poshtë këtë ide. Por ai që do të pëlqente të shihte një dyshe Vettel-Hamilton te skuderia gjermane është Bernie Ecclestone

‘Vettel dhe Hamilton kanë raport të mirë. Nuk shoh probleme egoje-tha Ecclestone-dy pilotë  kaq të jashtëzakonshëm do të formonin një superskuadër dhe unë e di që Vettel do t’i pëlqente të sfidonte Hamilton në kushte të barabarta’.

Sipas Ecclestone, një duel në kushte të njëjta mes këtyre dy pilotëve do të ishte dicka pozitive edhe për vetë kampionatin e Formula 1.

‘Do të doja të shihja Vettel te Mercedes-shtoi Ecclestone-do të ishte dicka pozitive për Formula 1 në përgjithësi nëse ai do të hynte në kompeticion me Hamilton atje. Do të ishte dicka e mrekullueshme për tifozët’.

Sfidanti.al