Vettel dhe e ardhmja: Ende nuk kam vendosur cfarë do të bëj në 2021

E vetmja gjë që dihet me siguri për Sebastian Vettel është se në 2021 nuk do të garojë me Ferrarin në Botërorin e Formula 1 ndërkohë që po qarkullojnë shumë zëra në lidhje me të ardhmen e tij, por nuk ka asgjë zyrtare

‘Nuk kam marrë ende ndonjë vendim, as unë nuk e di se cfarë do të ndodhë-tha Sebastian Vettel në një televizion austriak-për mua është e rëndësishme që të gjej një ambient të përshtatshëm për mua. Ana financiare nuk është aspak në plan të parë. Jam akoma ambicioz, motorsporti është jeta ime’

Aventura e gjermanit në Maranello u mbyll pa polemika të dukshme edhe pse Vettel la të kuptohej se do t’i pëlqente të vijonte garimin me Kokëkuqen italiane për të tentuar fitoren e kampionatit.

‘Pesë vitet e fundit nuk sollën ato të dy palët kishin vendosur si objektiv-shtoi Vettel-gjithsesi do të ishte një opsion vazhdimi i punës këtu për këtë objektiv. Nëse e mbyll një portë nuk duhet ta bësh me shpreson për ta rihapur atë. Nuk kam asnjë problem me vendimin që u mor dhe e pranoj’.

Sfidanti.al