Verstappen provokon: Hamilton nuk është Perëndi, mund ta mposht

Max Verstappen nuk është nga ata që I kursehet rivaleëve duke qenë se objektivi I tij është të bëhet kampion bote në Formula 1 dhe padyshim që në shënjestrën e tij është shpesh Leëis Hamilton.

‘Është e qartë që në Formula 1, shumë gjëra varet nga makina që secili prej nesh ka në dispozicion-tha Verstappen duke e lënë mënjanë diplomacinë-Leëis Hamilton është një pilot shumë I fortë, një ndër më të mirë, por nuk është Perëndi, mund të fitoj ndaj tij’.

Vitin 2019, Verstappen e mbylli me 3 fitore duke u renditur në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme, por këtë sezom talenti holandez kërkon të bëjë më mirë dhe të sfidojë Hamiltonin në luftën për titull.

‘Ne duam vërtet që të sfidojmë Mercedesin-vijoi Verstappen-dhe mendoj se kërë radhë jemi në gjendje që ta bëjmë. Mezi po pres fillimin e sezonit, shoh që në skuadër të gjithë janë shumë të motivuar dhe të përqendruar. 2019 e mbyllëm mire duke rezultuar kompetitivë në maksimum dhe nuk na mbetet gjë tjetër vecse të vijojmë në këtë mënyrë’.

Për Verstappen ka një mënyrë për të mposhtur Hamiltonin.

‘Hamilton është I brishte kur vuan një presionin konstantë, përndryshe mund të garojë edhe nën formën 100%  le të themi 97 dhe të mos bëjë gabime. Ne këtë vit mund të përmirësohemi dhe do të shohim se cfarë do të ndodhë-tha Max Verstappen.

Sfidanti.al