Verstappen pret garën e Malajzisë: Sepangu, pistë që më ka pëlqyer

Verstappen e ka hedhur pas krahëve atë që ndodhi në Cmimin e Madh të Singaporit dhe tani mendon vetëm për ndalesën e radhës së Botërorit të Formula 1, garën e Malajzisë. Pista e Sepangut favorizon pikërisht skuadrën e Red Bull dicka që u konfirmua nga vetë piloti holandez. ‘Vitin e kaluar këtu bëmë një paraqitje shumë të mirë të cilën duam ta përsërisim edhe në këtë sezon-tha Verstappen-është e nevojshme që të ruajmë optimizmin. Sepangu është një pistë që gjithnjë më ka pëlqyer’.

Verstappen prej kohësh është vënë në shënjestrën e Ferrarit ndoshta për të krijuar një dyshe me Vettel në të ardhmen, por talenti i red Bull preferon që të mos i dëgjojë këto zëra të merkatos. ‘Ajo që di unë në këtë moment është se te cila skuadër do të jem vitn e ardhshëm,Red Bull-vijoi Verstappen-është ende herët për ta thënë, por ajo që duam është të fitojmë’. Verstappen që këtë fundjavë ka 20 vjetorin nuk ngurroi të thumbojë në një farë mënyre Sebastian vettel pasi shprehu dëshirën e tij për të mos e festuar këtë përvjetor ‘Këtu është shumë nxehtë dhe nëse dikush do të bëjë tortë përmua le ta bëjë, por kush do ta hajë?-tha Verstappen që më pas iu drejtua pilotit gjerman të Ferrarit-e do ti? Atëherë do ta sjell në bokse’.

sfidanti.al