Usain Bolt paralajmëron përfundimin e karrierës së vet

Njeriu më i shpejë në botë i të gjitha kohërave, rekordmeni i botës, xhamajkani Bolt, paralajmëroi, këto ditë, se ai do të tërhiqet, vitin e ardhshëm, nga atletika . Ai do të marrë pjesë në kampionatin botëror që do të zhvillohet, vitin tjetër, në Londër, ndërsa garën e fundit do ta zhvillojë në Xhamajkën e tij të lindjes. “Garën e fundit, unë do ta zhvilloj në Xhamajka, në mitingun ‘Rejsers Gran Pri’. Kjo garë do të jetë shprehje e një mirënohjeje të veçantë bashkatdhetarëve të mi për mbështetjen e madhe që ata më kanë dhënë vazhdimisht”, tha Bolti që planifikon të marrë pjesë në kampionatin botëror të atletikës që do të zhvillohet në Londër, 5 – 13 gusht 2017