USA Today përcakton: LeBron Xhejms sportisti më i rëndësishëm i dekadës

E përditshmja e famshme amerikane ‘USA Today’ publikoi në orët e fundit klasifikimin e 50 sportistëve më të mirë të 10 viteve të fundit. Kjo renditje u përpilua në fund të votimit të bërë nga 35 anëtarët e stafit të kësaj të përditshmje të cilët  padyshim që kanë përfshirë në këtë klasifikim shumë sportistë amerikanë. Dhe në fakt janë këta të fundit që kanë zënë 3 vendet e para me yllin e Lakers, Lebron Xhejms që gjendet në vendin e parë, i ndjekur nga tenistja legjendare Serena Uilliams, ndërkohë që podiumimn e plotëson një tjetër legjenë, kuotërbeku i Nju Ingland Patriots Tom Bredi

Në klasifikimin e 50 sportistëve më të rëndësishëm të dekadës janë edhe 2 lojtarët më të mirë të botës, Lionel messi në vendin e 8 dhe Cristiano Ronaldo që është i 14, si dhe tenisti serb Novak Xhokovic që plotëson dhjetëshen e parë të këtij klasifikimi

sfidanti.al