US Open pa Djokovic? Mjeku Milikovic: 99% i sigurt që do të mungojë

Pas një muaji starton turneu i fundit Grand Slam në tenis, US open që mesa duket e ka humbur që tani një emër të rëndësishëm. Bëhet fjalë për Novak Djokovic i cili ka një problem fizik dhe mund të qëndrojë 2-3 muaj jashtë fushave të lojës. Mjeku i skuadrës serbe të Kupës Davis, Zdenko Milikovic theksoi se është 99% i sigurt se Djokovic nuk do të jetë në Flashing Meadows edhe pse për këtë do t’i duhet të presë ekzaminimet e tjera mjekësore. ‘Nole ka nevojë të pushiojë për 6-12 javë-tha Milikovic-testet e tjera mjekësore do të tregojë nëse kjo do të ndodhë. Në këtë periudhë ai nuk do të stërvitet me raketë, por do të bëjë ushtrime fizike. Sigurisht që do të ketë një terapi speciale për të’. Sipas Milikovic, Djokovic ka zhvilluar shumë ndeshje dhe nuk ka pushuar mjaftueshëm dhe në Wimbledon bëri mirë që u tërhoq në ndeshjen me Tomas Berdych. Novak Gjokovic nuk njeh eliminimin në US Open para gjysmëfinaleve që nga viti 2007, ka arritur në 7 finale dhe e ka fituar këtë turne në 2 raste, në 2011 e 2015 kur mundi respektivisht Nadal e Federer.

sfidanti.al